Kjo është sasia e armatimit e konfiskuar të premten në Zveçan

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar në mënyrë të detajuar se nga çka përbëhej sasia e municioneve e sekuestruar nga Policia e Kosovës. Ai theksoi se shumica e mjeteve të sekuestruara janë prodhim i Serbisë

Sasi e madhe armatimi është konsifkuar nga Policia e Republikës së Kosovës të premten në Zveçan.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar në mënyrë të detajuar se nga çka përbëhej kjo sasi municionesh.

‘9 zolla, 2 lansues, 2 osa, 1 predh e minahadhësit, 21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj, 20 predha të tromblonit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, 1 revole, 1 shurdhues të armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurtëra, 5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymosëse, 5 thika ushtarake, 11 jelekë antiplumb dhe taktik,9 unifroma ushtarake, 1 dylbi, maska kundër helmimit nga gazi, 1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve, telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve”, ka deklaruar ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës ka shtuar tutje se shumica e mjeteve të sekuestruara janë prodhim i Serbisë, duke shtuar se nga totali i granatave të sekuestruara, 15 prej tyre janë prodhim i vitit 2021.

Lidhur me radiolidhjet e konfiskuara, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se radiolidhjet e gjetura kanë qenë të njëjta me ato të konfiskuarat nga Aleksandër Filipoviq, ish-zyrtar i lartë policor i Republikës së Kosovës.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika