Instruktori i Policisë së Kosovës, Anton Cena ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen pjesëtarët e akademisë policore duke u stërvitur nën rrebeshin e shiut.
Cena ka shkruar se “Kjo nuk është kënga nëpër borë e nëpër shi, po ushtrimet fizike të Policisë së Kosovës”.
Është gjenerate e 57-të e PK-së ajo që është duke vazhduar stërvitjet, ka thënë Cena në shkrimin e tij.
“Nëse je vet kampione e nga të tjerët nuk krijon kampion atëherë nuk ke bere asgjë”.
Ai ka ngritur një pyetje duke shtuar se “pa mund nuk ka fitore, apo jo?”.
Departamenti i Trajnimeve të Policisë së Kosovës ishte krijuar në vitin 2004 si pjesë organizative e Shtyllës së Administratës të Policisë së Kosovës, ndërsa me ndryshimet e fundit është nën shtyllën e Personelit dhe Trajnimeve të PK-së.
Departamenti i Trajnimeve është krijuar me qëllim që të përcjellë sistemin e arsimimit, edukimit dhe trajnimit të të gjithë zyrtarëve të organizatës, si dhe të krijojë kapacitete të mjaftueshme për zhvillimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës.