Klan Kosova: MINT nuk po e thotë të vërtetën, i kemi ndërruar dokumentet menjëherë

"Fillimisht, sqarojmë që Klan Kosova do ta ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të kërkuar anulimin e Vendimit të kundërligjshëm dhe natyrisht do prezantojë të gjitha provat dhe shkeljet e njëpasnjëshme të MINT dhe ARBK"

Klan Kosova

Televizioni Klan Kosova kanë deklaruar se i kanë bërë ndryshimet nevojshme në dokumentet përkatëse. Sipas tyre, duke marrë si shkas mënyrën e arsyetimit të Vendimit e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thekson se Klan Kosova nuk ka bërë ndryshimet në dokumentet përkatëse.

Nga Klan Kosova kanë theksuar se detyrohen që t’i ofrojnë opinionit sqarime shtesë, “meqë të njëjtat nuk janë marrë parasysh nga ana e MINT gjatë shqyrtimit të Ankesës së Klan Kosova dhe për më tepër të njëjtit kanë bërë konstatim të gabuar të gjendjes faktitke”.

“Fillimisht, sqarojmë që Klan Kosova do ta ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të kërkuar anulimin e Vendimit të kundërligjshëm dhe natyrisht do t’i prezantojë të gjitha provat dhe shkeljet e njëpasnjëshme të MINT dhe ARBK. Mirëpo, përkundër këtij fakti, konsiderojmë se mashtrimi institucional nuk bën të kalojë dhe ne duhet të reagojmë ndaj çdo shtrembërimi të fakteve.

Konfirmojmë edhe njëherë, ashtu siç tregohet në dokumentin e bashkëngjitur, se dokumentet e ndryshuara mbajnë datën e 20 qershorit 2023 dhe të njëjtat janë dorëzuar në ARBK më datë 21 qershor 2023, kur edhe u mor vendimi për ta hequr pezullimin e certifikatës së Klan Kosova. Prandaj, ashtu siç është e njohur tashmë se në të njëjtën ditë u shkarkua drejtoresha e ARBK-së, u zëvendësua me një tjetër dhe sërish u pezullua jashtëligjshëm certifikata.

Për më tepër, pas Vendimit të datës 28 korrik 2023 dhe njoftimit të MINT në rrjete sociale, në mënyrë që të rrëzojmë pretendimet lajthitëse të këtij njoftimi, të bashkangjitur në këtë komunikatë, mund të gjeni gjithashtu Certifikatën e datës 28 korrik 2023, ora 19:00, e cila vërteton saktë edhe një herë që ndryshimet janë bërë”, shkruan Klan Kosova.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika