Klinaku: Agim Ramadani ishte UÇK jo FARK

Istref Klinaku bashkëluftëtar i komandantit Agim Ramadanit tregon se, Agim Ramadani ka qenë UÇK e jo pjesë e FARK-ut dhe se FARK-u nuk ka zhvilluar ndonjë aksion luftarak në Kosovë ose jashtë Kosovës

Bahkëluftëtari i Agim Ramadanit, Istref Klinaku

Bashkëluftëtari i komandantit Agim Ramadani, Istref Klinaku, ka thënë që FARK, nuk ka kryer asnjë aksion luftarak, as në Kosovë as jashtë Kosovës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Klinaku shprehet se Beteja e Kosharës është aksion i UÇK-së e jo e FARK-ut.

“Me urdhër të FARK-ut nuk është bërë Kosharja. Kosharja është bërë si aksion brigada e UÇK-së e Agim Ramdanit, këto tjerat janë në kuadër të manipulimeve”, është shprehur Klinaku.

Gjithashtu Klinaku shprehet kritik me Ministrinë e Mbrojtjes e cila ishte formuar gjatë kohës së luftës, ku sipas tij nuk kishte bërë shumë për luftën dhe nuk ishte dorëshlirë, për të financuar luftën edhe pse kishte mundësi.

“Ka qenë negativ, pengesë për luftën sepse i ka mbajtë njerëzit me shpresë kinse po bëjmë diçka, në anën tjetër s’ka qenë dorshlirë për financimin e luftës sepse ka pasur mundësi”, ka thënë Klinaku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika