Klinaku – deputetëve: Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës, ndryshe do të protestojmë

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka bërë kërkesë ndaj deputetëve për mosmiratimin e projektligjit diskriminues ndaj kategorive të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), duke paralajmëruar se nëse nuk dëgjohet thirrja e tij, OVL-ja do të detyrohet të organizojë protestë para institucioneve

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka bërë kërkesë për mosmiratimin e projektligjit ”diskriminues” ndaj kategorive të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një kërkesë për mosmiratim të këtij projektligji për inate politike.

”Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet! Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike’’, shkruhet në postimin e Klinakut.

Ndër të tjerash, ai shton se deputetët nuk duhet të rreshtohen kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, pasi janë po ata që janë në bashkëqeverisje për interesat e pakicave që përfaqësojnë.

Klinaku, gjithashtu, paralajmëron se nëse nuk dëgjohet thirrja e tij do të detyrohen të organizojnë protestë para institucioneve.

Të hënën e kaluar, veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që pensioni i veteranit të përfshihet të Projektligjin për Pagën Minimale. Projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, ndërsa pritet të votohet këtë të martë.

Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë. Më herët, pensioni i veteranëve ishte i lidhur me pagën minimale. Pushteti thotë se ndarja mes pensionit dhe pagës minimale është bërë para pesë vjetësh.

Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto.

Jashari: Nuk do të lejojmë që të kalojë një ligj që diskriminon veteranët

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika