Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për Kurtin

Faton Klinaku, i cili është ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), është intervistuar nga Policia pas deklaratës së tij të djeshme në lidhje me kryeministrin Albin Kurti. Ai kishte thënë se do të kishte preferuar të vriste Albin Kurtin sesa ta linte e të ikte nga Kosova

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.

Teksa theksoi se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, pavarësisht kërkesave që po i bëhen.

“Sapo dola nga stacioni policor. Me urdhër të prokurorit u intervistova lidhur me deklaratën. Siç e thashë edhe në polici, ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti. Kaq mund të them për media. E sa i përket kërkesave për dorëheqjen time nga drejtimi i OVL UÇK-së, hiç në plan nuk e kam. Nuk më kanë zgjedhur ata që po kërkojnë dorëheqjen time, por anëtarët e organizatës së veteranëve”, bëri të ditur ai.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku, ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Për këtë deklaratë, ka reaguar sot edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është shprehur se e njëjta ka qenë kërcënim i hapur dhe si e tillë është e papranueshme.

Klinaku nga OVL-UÇK: Më parë e vras Albin Kurtin, se sa iku nga Kosova

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika