Klinaku – Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

Faton Klinaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke theksuar se "të gjithë t'kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj"

Klinaku – Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke përshirë edhe kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe në veri të vendit.

Sipas Klinakut, Kurtit të gjithë i kanë faj, edhe ish-presidenti Hashim Thaçi që gjendet në burg. Klinaku, gjithashtu, e ka kritikuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që u mbajt gjatë ditë së enjte(sot), e cila sipas tij duhej të bëhej më një format tjetër.

“1. Të gjithë t’kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj;

  1. Po t’ishe serioz, mbledhje e Këshillit të Sigurisë bëhet me tjetër format, ose së paku informohen edhe të tjerët për këtë;
  2. Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë;
  3. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë;
  4. Lësho rrugë e të zgjedhjet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika