Klinaku: Ministri i financave është mashtrues, po e gënjen publikun

Faton Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pretedon se Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mashtruar publikun

Faton Klinaku, nga OVL-UÇK, ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mashtruar publikun duke lexuar vetëm një nen përderisa duhet lexuar gjithë ligji.

Sipas tij, asnjë ligj mbi veteranët nuk mund të jetë funksional përderisa nuk përfundon kategorizimi i veteranëve.

Gjersa lexonte ligjet, Klinaku ka thënë se politikanët dhe çdo qeveri e ka trajtuar çështjen e veteranëve për çështje votash. Ai ka thënë se populli i voton pa ditur se çështja e veteranëve nuk mund të vërtetohet përderisa dokumentacionet janë në prokurori.

Sipas Vehbi Kajtazit, zgjedhja më e mirë do të ishte të shpallurit dokumentet e pavlefshme, ashtu që, forma e procesit të ndryshonte dhe njerëzit mos të kishin mundësinë e vetshpalljes veteran.

Organizata e UÇK-së kishte kërkuar që procesi i verifikimit të kthehej nga zero, mirëpo një kërkesë e tillë ishte refuzuar nga Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetvendosje, duke thënë se lënda ishte tashmë në Gjykatë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika