Klinaku: Nëse ka drejtësi do të shpalleshin të pafajshëm

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, para shpalljes së vendimit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, të dy do të shpalleshin të pafajshëm.

Në një deklaratë për KosovaPress, Klinaku u shpreh se Dhomat e Specializuara duhet të hetojnë fillimisht veten për shkak të rrjedhës së dokumenteve dhe më pas të tjerët.

“Faktikisht ne Gjykatën Speciale e kemi konsideruar gjykatë politike e njëanshme dhe nuk mund të paragjykoj se çfarë do të ndodhë. Nëse do të kishte drejtësi të mirëfilltë këta do të shpalleshin të pafajshëm sepse nuk ka pasur arsyeje t’i dërgojnë atje, por edhe të mos i marrin por ta hetojnë veten për skandalet qe i kanë ndodhur atje, nëse do të kishte drejtësi ata do duhej ta hetojnë veten pastaj të vijnë tek ne”, ka deklaruar ai.

“Ne shpresojmë që gjykatësit apo trupi gjykues të bien pre e provokimeve të prokurorisë e cila është një prokurori e skandaleve prokurori që nuk e heton veten por as të tjerët dhe shpresojmë të marrin vendim lirues për ta” tha Klinaku për KosovaPress.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika