Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është kategorikisht kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas vendimit për uljen e gjykimit për tre muaj ndaj krerëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka thënë se e konsiderojnë Gjykatën Speciale më shumë si “politike”.
Ndërsa, një vendim i tillë sipas Klinakut është “vendim politik”.
“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.