Klinaku për plagosjen në Shtërpcë: Kërkoj drejtësi pa anime politike

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kërkon drejtësi pa anime politike. Ai ka theksuar se fajtori shpallet atëherë kur gjykata e shkallës së prerë e konstaton atë

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së
Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur të premten e 6 janarit, në Shtërpcë.

Ai ka theksuar se kërkon drejtësi pa anime politike, ndërsa të plagosurve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Shpreh keqardhje për atë që ndodhi në Shtërpcë, kërkoj drejtësi pa anime politike, e të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë. Poshtë standardet e dyfishta”, ka shkruar Klinaku.

Ai postimet dhe reagimet e politikanëve, zyrtarëve dhe shoqërisë civile i ka quajtur vajtime gjykuese, pasi sipas tij, vendimi kryesor i takon Gjykatës së shkallës së prerë.

“A vajtuat mjaft o të mjerë politikanë e zyrtarë, shoqëri civile etj, vendorë e ndërkombëtarë, duke e bërë gjykimin ju! Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste. I quajtët edhe barrikadat me njerëz të armatosur në veri se janë protestues paqësorë”

“Me rastin në Shtërpcë natyrisht që merret shteti me organet e drejtësisë, që të zbardhet e vërteta se a i është zënë rruga pjesëtarit të FSK-së apo jo, se a e ka bërë aktin në vetëmbrojtje apo jo, dhe fajtori shpallet vetëm kur gjyqësia e shkallës së prerë e konstaton atë”, ka thënë Klinaku në postimin e tij.

Ndryshe, të premten e 6 janarit, dy të rinj, njëri 11 vjeç dhe tjetri 21, janë plagosur në Shtërpcë. I dyshuari është arrestuar më vonë atë ditë, dhe sipas deklarimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i dyshuari është pjesëtar i FSK-së.

Në shenjë revolte, komuniteti serb vendosi barrikada në Shtërpcë,  të cilat u larguan po atë ditë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika