Klinaku për propozimin e Kurtit: Qeveria po bën lojëra e mashtrime në publik

Faton Klinaku ka reaguar pasi është bërë publike se kryeministri Albin Kurti u kishte dërguar një propozim për çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Ai ka thënë se Kurti këtë letër e ka dërguar që të bëjë mashtrime publike sepse ata ende nuk i kanë kthyer një përgjigje

Ilustrim. Faton Klinaku, u.d. i OVL-UÇK

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve te Luftës (OVL), ka thënë se është e pamundur që të bëhet vlerësimi duke e sfiduar qeverinë.

“Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë”.

Sipas tij, Qeveria e ka bërë publike me tendencë që të bëjë lojëra e mashtrime në publik sepse OVL ende nuk ia ka kthyer përgjigjen ndaj shkresës së kryeministrit.

“Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeministrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje publike për të bërë lojëra e mashtrime në publik”, ka theksuar ai.

Tutje, Klinaku ka thënë se “Qeveria po flet për veteranët se si i meritojnë më shumë beneficione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize”.

Sipas Klinakut, “disa nuk kanë ide sesi dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor”.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ku propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Rexhaj: Kurti ka kërkuar që të bëhet një ligj i cili i përfshin të gjitha problemet e veteranëve të UÇK-së

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika