Klinaku për publikimin e emrave të viktimave që pretendohet të jenë vrarë: Skandal e poshtërsi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka publikuar emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe të disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor”.

Kështu ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pasi që Gjykata Speciale ka publikuar emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe të disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas tij, me këtë rrezikohen dëshmitarët.

“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le të vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme”, ka shkruar Klinaku.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator të vitit 2022 kishte dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, e cila përbëhet nga 10 pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Krasniqi e Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Publikohen emrat e viktimave në rastin Thaçi dhe të tjerët

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika