Pas njoftimit se Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, pasi është emëruar këshilltar special për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump dhe pjesë të kryengritjes së 6 janarit 2021.
Ka reaguar se ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se Smith “ia paska ni erën pareve”.
“Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që “ia paska ni erën pareve”, ka shkruar Klinaku.
Pozitën e re të Smith e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland ku njoftoi për emërimin e ish-prokurorit të karrierës së Departamentit të Drejtësisë dhe ish-kryeprokurorit për gjykatën speciale në Hagë, Smith për të shërbyer si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vazhdim.
Në një deklaratë pas njoftimit të tij, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.
“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë apo flamur nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji, “tha Smith.