Klinaku thirrje policisë: Ndalojini provokimet e bëra nga Qeveria

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë provokimet. Ai i ka bërë thirrje policisë që të ndërmarrë masa

Faton Klinaku, u.d. i OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë provokimet.

Kjo sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po ka provokime me gishta.

Ai i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që po ruan rendin dhe qetësinë publike, që të ndërmarrin masa.

“I drejtohem policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa, sepse nga dritaret e kuvendit që po hapen po provokojnë me gishta”, ka thënë ai.

Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve të mos përleshen me policinë.

“Në bazë të informacioneve që kemi, pushteti do që ta provokojë situatën. Ju lus të gjithë veteranët, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, ne me policinë nuk kemi probleme ata janë shokët tanë, po e ruajnë rendin dhe qetësinë. Kërkoj nga pushteti që po bën provokime që të ndalojë provokimet dhe të kthehet që ta tërheqë ligjin”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, deputetë që shkelin ligje, që shkelin kushtetutën “nuk e kanë vendin këtu”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,(VV), Halil Thaçi nuk është lejuar të hyjë në Kuvend nga veteranët e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika