Klinaku tregon se çka është doktrina e fesë Islame

Sipas Klinakut, doktrina e fesë Islame është paqja dhe bashkëjetesa

Abdullah Klinkaku, jurist

Abdullah Klinaku ka folur në cilësinë e juristit ku ka thënë se kuptimi i fjalës Selam sipas doktrinës është paqe, sepse i dërguari Muhammed kishte për mision përhapjen e kësaj feje prandaj kishte duruar përgjakjen e torturën vetëm që të mos kishte dhunë.

Sipas tij, “aspekti juridik është shumë i qartë se dhuna nuk është instrument për zgjidhjen e problemeve dhe duhet të gjykohet e të dënohet ndaj çdo kujt që ushtrohet”.

Dibran Istrefi, nga RTV DUKAGJINI e ka pyetur se kur përdoret dhuna dhe çfarë nënkupton ajo?

Ai i është kundërpërgjigjur duke i thënë “nëse ne përpjekim që nëpërmjet ekstremizmit fetar me goditë Islamin, e ndjejë të obligueshme me përmend rrjedhën dhe doktrinat e Islamit”.

Tutje ai ka sqaruar se si feja Islame është unifikuese , ku sipas tij, profeti Muahmmed kishte pajtuar në kohën e tij një luftë civile në mes fiseve sepse doktrina e kësaj e feje është paqja.

Përveç kësaj, ”Islami ka mbjellë paqe dhe në vende tona, prej vitit 1480 në këtë Kosovë ka pasur një tolerancë në mes të feve, por dhe midis fiseve dhe nacionaliteteve të ndryshme”.

“Prej viti 1878, ku brenda një lëvizje kombëtare, kanë qenë të inkuadruar të gjitha fetë… e deri të 1912 dhe deri të pajtimi i gjaqeve nga Hoxhallarët e priftërinjtë”, ka shtuar ai në Debat Plus.

Sipas tij, në kohën e fundit BIK është bërë bashkë dhe me bashkësitë të tjera fetare për mbrojtjen e familjes.

Tutje ai ka përfunduar se Bashkësia Islame e Kosovës ka kontribuuar për Kosovën ndër vite.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika