Klinaku tregon se si Agim Ramadani planifikoi ta sulmonte Burgun e Dubravës

stref Klinaku tregon se Agim Ramadani kishte planifikuar të sulmojë Burgun e Dubravës në vitin 1997, por ideja u ndryshua pas ndryshimit të rrethanave në Kosovë

Agim Ramadani dëshmor i kombit

Istref Klinaku në Debat Plus, ka treguar se si dëshmori i kombit Agim Ramadani kishte planifikuar në vitin 1997 ta sulmoj Burgun e Dubravës ku kishte shumë shqiptarë të dënuar nga Serbia.

Klinaku u shpreh se në fillim kjo ide nuk i kishte pëlqyer dhe i ishte dukur e pamundur të realizohej.

“Agim Ramdani më tha e kam një ide, duhet ta sulmojmë burgun e Dubravës. Mua mu duk shumë palidhje. Ai më tha duhet t’i nxjerrim njerëzit edhe i kemi të gatshëm për luftë. Krejt shokët i kish aty, Nait Hasani e të tjerët”, tha ai.

Klinaku tregoi se Agim Ramadani i kishte thënë se i duhet vetëm një kamion e një traktor kurse armatimin do ta merrte përsipër vetë ai.

“Unë thash pasna humb kohë ky s’qenka në veti. I thash Agim është e pamundur, ai tha jo është e mundshme, më tha ti duhet brenda t’i gjesh 20 persona. Unë thash unë familjarë thash mundem me i tubu që janë të gatshëm me shku… Tha duhet një kamion një traktor, për armatim tha unë e marr përsipër. Ia nisi me më spjegu skemën, ku janë rojet”, tha Klinaku.

Pastaj sipas Klinakut rrethanat në Kosovë kishin ndryshuar dhe kjo ide nuk ishte realizuar asnjëherë.

“Unë thash në rregull ia nisim. Ka mbetë kjo ide si ideja e vetme që ai duhej sa më shpejt të hyjë në Kosovë, me kry këtë aktivitet. Por rrethanat ndryshuan, kjo ka ndodhë ka fundi i vitit 1997, dy – tre muaj pa ndodhë lufta e Prekazit. Me luftën e Prekazit, ka ndryshu gjërat drastikisht në kuptimin e lehtësisë së organizimit për luftë, tash kërkohej organizatorë”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika