Klinaku viziton krerët e UÇK-së në Hage: Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut

"Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtare"

Klinaku viziton krerët e UÇK-së në Hage: Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut

Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë ditur se ka vizituar krerët e UCK-së në Hagë.

Klianku përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Hagë do të duhej të ishin pjesëtarët e pushtuesit serbe, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar dhe, jo ata që luftuan për të çliruar vendin e tyre.

“Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar ai.

Klinaku ka theksuar se gjatë ditës së shtunë(sot)ka vizuar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa, gjatë ditës së diel(nesër) do të Nasim Haradnain, Hysni Gucatin dhe Hashim Thaçin.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shtuar Klinaku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika