Klinaku: ZPS-ja iu flet serbisht dëshmitarëve, ata japin dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale iu premton dëshmitarëve banim jashtë Kosovës, vetëm për të dhënë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se Zyra e Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara, disa dëshmitarëve iu flet serbisht dhe iu premton banim jashtë Kosovës, vetëm për të dhënë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së.

Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS u flet edhe serbisht dhe u premton strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar. Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vetë publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi. P.S. Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vetë ajo zyrë e fëlliqur në Hagë”, ka thënë ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  i ka publikuar emrat e disa nga viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika