Klinë – Vëllai e çon vëllain në Polici, thotë se ia çmontoi dhe dëmtoi dyert e shtëpisë së përbashkët

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij ia kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë, të cilën e kanë të përbashkët

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 31 marsit në Klinë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë, të cilën e kanë të përbashkët.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë, të cilën e kanë të përbashkët”, njofton Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika