Temperaturat e larta që po mbizotërojnë tash e disa javë, janë shndërruar në problem serioz edhe për pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë.
Për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, shumica janë duke sjellë produkte të ndryshme nga shtëpitë e tyre.
“Ato që po presin të kryejnë procesin e lindjes po ballafaqohen edhe më të nxehtit brenda objektit pasi që I njëjti nuk ka klim gjatë kësaj periudhe”.
Ndonëse hezitojnë të flasin para kamere për problemin më të cilen po ballafaqohen, mbrapa saj lehonat që ishinë në repartin e kësaj klinike thonë se të nxehtit është bërë problem, marrë parasysh gjendjen në të cilen ndodhen.
“Klima s’ka nxeht është nga e premtja jomë këtu, në katin e tret jamë dhe nxeht po është shumë brenda por po duhet me duru”.
Lidhur më këtë problem televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Drejtori i Gjinekologjisë, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, e përgjigje nuk kanë kthyer as nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK).