Klinika e Nefrologjisë ofroi 37 mijë e 431 seanca të hemodializës gjatë vitit 2023

Nё Klinikën e Nefrologjisё të QKUK-së, gjatë vitit 2023 janё realizuar gjithsej 37 mijë e 431 seanca tё hemodializës

Foto: Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Nё Klinikën e Nefrologjisё tё Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit që lamë pas, janё hospitalizuar 758 pacientё dhe janё realizuar gjithsej 37 mijë e 431 seanca tё hemodializës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se gjatë vitit 2023  janё realizuar 4 mijë e 242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror, 4 mijë e 509 vizita brenda-hospitalore, 1 mijë e 196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 pacientëjanё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.

Tutje thuhet se gjatë vitit të kaluar janë ofruar 60 mijë e 367 shërbime.

“Janë ofruar 60 mijë e 367 shërbime, duke perfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjёve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent. Kjo klinikë ofron shërbim 24-orёsh, nuk ka listё tё pritjes”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika