Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për trajtimin e gurëve në veshka

Klinika e Urologjisë në QKUK ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy).

Ky shërbim ka qenë jashtë funksionit për një periudhë kohore, por tani është rikthyer në një hapësirë të rinovuar, duke ofruar standarde të reja dhe kushte moderne për pacientët, thuhet në njoftim.

“Për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen për qytetarët, orari i shërbimit është zgjatur, duke mundësuar trajtime në dy ndërrime. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të reduktojë kohën e pritjes për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim”, vijon njoftimi iu Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Aparatura për ESWL është vendosur jashtë sallave operative, një masë që është marrë për të shmangur rreziqet e infeksioneve dhe për të siguruar kushte më të sigurta gjatë procedurave.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika