Klubi saudit i ofron kontratë trevjeçare Ronaldos me 225 milionë dollarë

Klubi saudit, Al-Nassr ka ofruar kontratë trevjeçare me 225 milionë dollarë apo rreth 220 milionë euro për lojtarin portugez, Cristiano Ronaldo. Kjo kontratë do t'i ofronte mundësi Ronaldos të luante dhe pas të 40-ve, gjersa klubi saudit pret përgjigjen e lojtarit portugez pas përfundimit të Botërorit 2022

Lojtari portugez, Cristiano Ronaldo





Para disa ditësh, lojtari i famshëm portugez Cristiano Ronaldo ka përfunduar rrugëtimin e tij me Manchister United dhe tashmë ai është një lojtar i lirë.

Pasi që Ronaldo ka ndarë rrugët me Man Utd kanë filluar ofertat nga skuadra të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare për lojtarin portugez.

Oferta më serioze për lojtarin portugez duket se është ajo nga klubi saudit, Al-Nassr. Ky klub ka ofruar kontratë trevjeçare me 225 milionë dollarë apo rreth 220 milionë euro.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nëse Ronaldo pranon këtë ofertë atëherë Ronaldo do të fitonte mbi 73 milionë euro në vit dhe do t’i ofrohej mundësia të luante mbi të 40-tat.

Gazetari Ben Jacobs ka konfirmuar se diskutimet kanë filluar që nga vera e kaluar, ndërsa përgjigjja e Ronaldos pritet të vijë pas Botërorit 2022 dhe vlerësimit të opsioneve të tjera.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika