Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.
Sipas, KMLDNj-së, kjo plagosje është politizuar nga ana e palës shqiptare dhe serbe, duke reaguar dhe duke bërë supozime ende pa përfunduar procedurat hetimore nga institucionet e drejtësisë.
Në deklaratën për media thuhej se “Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar”.
“Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët”, thuhej tutje në deklaratën e KMDLNj-së.
Po ashtu në këtë deklaratë KMDLNj ka përgëzuar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë rreth arrestimit të personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve.
Tutje Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Sh.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona janë plagosur.
“…njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhej në njoftim.
Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ishte pjesëtar i FSK-së.