KMDLNj kërkon hetim urgjent nga Prokuroria për faturat e larta të rrymës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka shprehur shqetësimin e tyre ndaj faturave të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor dhe ka kërkuar hetim nga Prokuroria e Shtetit

Fotografi ilustruese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.

Këto fatura, KMDLNj-ja i ka quajtur jonormale, teksa ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria e Shtetit.

Në një reagim, KMDLNj ka karakterizuar këto fatura si “jonormale” dhe ka nxitur qytetarët t’i bëjnë publike faturat e tyre për t’i theksuar ndryshimet drastike në çmim.

“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë, serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim”, thuhet në reagim.

KMDLNj-ja ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për zbatimin e standardeve të dyfishta, duke pretenduar se po favorizon serbët e veriut duke ua paguar rrymën, ndërkohë që i ndëshkon konsumatorët e rregullt me rritje të papritur në çmim.

Ata kanë thirrur për një reagim të fortë nga qytetarët dhe kanë kritikuar mungesën e përgjigjes së Qeverisë ndaj kësaj situate.

KMDLNj gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tyre për diskriminimin në pagesën e shërbimeve tjera, duke përfshirë ujin, plehrat, kanalizimin, dhe tatimin në pronë.

Ata kanë përmendur se ndryshimet në rregulloren e parkingut në Prishtinë nuk ofrojnë shumë privilegje për qytetarët dhe kanë kërkuar vendosjen e kamerave për monitorimin e rregullt të hapësirave parkimi.

“KMDLNj ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i bëjnë publike faturat e këtij muaji, duke i krahasuar me ato të muajit paraprak, sikur edhe të paraqesin kundërshtim në KEDS për këto fatura që janë thjesht vjedhje e parasë nga buxheti, edhe ashtu shumë i rënduar i shumicës së familjeve në Kosovë. Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishëm të kundërshtojë, ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve”, thuhet më tej.

Sipas KMDLNj-së, në Kosovë përveç se qeveria diskriminon qytetarët në baza etnike, disave ua paguan rrymën qe 23 vjet, ndërsa të tjerët i penalizon dhe i vjedh gjithashtu që 23 vjet, diskriminimi bëhet edhe në pagesën e shërbimeve tjera si uji, plehrat e kanalizimi dhe tatimi në pronë, dhe me këtë dukuri askush nuk merret seriozisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika