KMDLNJ për vrasjen e gruas shtatzënë: Dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka thënë se fajtor janë mekanizmat mbrojtës të shtetit për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë





Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), teksa ka reaguar lidhur me vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK të mërkurën, ka thënë se fajtor janë “mekanizmat mbrojtës të shtetit”.

I dyshuari ende nuk është arrestuar, ndërsa Policia ka bërë thirrje publike për ndihmë për ta kapur atë.

“KMDLNJ-a kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur të arrestojë të dyshuarin dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjës ta nxjerrin para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

KMDLNJ-a ka apeluar qytetarët që të informojnë Policinë e Kosovës në rast se kanë dijeni për vendndodhjen e dorasit në mënyrë që të arrestohet sa më parë.

“Për më tepër, KMDLNJ-a kërkon të bëhen hetimet se cilat hallka të zinxhirit institucional përgjegjëse për jetën e të ndjerës kanë dështuar dhe në përputhje me këtë të merren masa konkrete në bazë të shkallës së përgjegjësisë”, vijon njoftimi.

Sipas KMDLNJ-së, po të ishte mbikëqyrur urdhri për mbrojtje, do të kishte siguri më të madhe për viktimën.

“Lëshimi më i madh është bërë për faktin se të dyshuarit nuk i ishte vendosur unaza elektronike, baz juridike për të për të cilën ekziston e që parashihet me Ligj që ishte miratuar para dy vjetëve. Zinxhiri i përgjegjësisë është i gjatë dhe çështja nuk përmbyllet me arrestimin e të dyshuarit për vrasje”, vijon reagimi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika