KMDLNJ pyet ministrin Mehaj: Ku do t’i strehosh pesë mijë refugjatë nga Ukraina?

Deklaratën e ministrit Mehaj, KMDLNJ e ka konsideruar të papërgjegjshme, të parealizueshme dhe të dëmshme

Pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka treguar gatishmëri për strehimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke thënë se premtimi i ministrit Mehaj është më shumë premtim politik.

Sipas KMDLNJ-së, Kosova nuk ka as mundësi materiale e as logjistike për strehimin e një numri aq të madh të refugjatëve.

“Refugjatët eventualë nga Ukraina duhet të kenë kushte të mira materiale për vendosje, shërbim shëndetësor cilësor, shkollim në të gjitha nivelet në gjuhën e tyre apo në gjuhën që e kuptojnë, siguri fizike, asistencë materiale, liri të lëvizjes dhe shërbime të tjera të domosdoshme e që Kosova, pa ndihmën e ndërkombëtarëve dhe agjencive të specializuara për refugjatë si UNHCR –i, IOM –i, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe të tjera, e ka thuaja të pamundur ta bëjë këtë”.

“Jo shumë moti në Kosovë kishte vërshime në disa rajone të Kosovës, me dëme të konsiderueshme materiale me ç’rast një numër i familjeve u detyrua të kërkojë strehim të përkohshëm (kryesisht te familjarët e afërm) dhe Kosova nuk pati kapacitet të kujdeset për ta, madje as me intervenime emergjente e tash, po kjo Kosovë, përmes ministrit Mehaj premton strehimin e së paku 5 mijë shtetasve refugjatë nga Ukraina”, thuhet në komunikatë.

Deklaratën e ministrit Mehaj, KMDLNJ e ka konsideruar të papërgjegjshme, të parealizueshme dhe të dëmshme.

“Vendosja e 5000 refugjatëve nga Ukraina pamundësohet për shkaqe ekonomike dhe politike. Aspekti humanitar në Kosovë është relativizuar shumë sepse as qytetarët e Kosovës nuk trajtohen krejtësisht si duhet në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, për shkaqe ekonomike, në radhë të parë, dhe shkaku se jemi të izoluar dhe privuar nga e drejta elementare e njeriut për shkak të mosliberalizimit të vizave që po kushtëzohet me lëshime politike. Për aq kohë sa të jetë Armend Mehaj ministër i Mbrojtjes duhet të kujdeset për mirëqenien e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, që ata të mos largohen nga FSK, të rrisë kapacitetet profesionale dhe mbrojtëse e jo të merret me luftën e Ukrainës për të cilën askush nuk e pyet asgjë dhe nuk ka asnjë ndikim. Lërini përrallat!”, vijon komunikata.

Ndryshe, Mehaj ka bërë të ditur se të martën ka takuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilit i ka shprehur gatishmërinë që në çdo kohë në Kosovë të strehohen pesë mijë refugjatë ukrainas.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika