KMDLNJ: Zjarrfikësit, kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut zjarrfikësit janë kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet e vendit duke mos u ofruar pajisje adekuate të avancuara por edhe me paga. Këta të fundit ankohen për numrin e personelit dhe vjetërsinë e automjeteve

Rasti i zjarrit në parkingut e një ndërtese në Prishtinë javën e kaluar mori shumë vëmendje sidomos për formën e reagimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve.

Secili sakrifikoi vetën në mënyrë që disa qytetarë të evakuohen nga hapësira me tym të shkaktuar nga zjarri.

Por hakun me pagesa e mjete me sa duket institucionet këtyre kategorive nuk po ua japin.

Kështu të paktën po e konsideron Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Prej shërbimeve që merren me çështje emergjente që janë zjarrfikësit, numer një, kjo është kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet që nga përfundimi i luftës deri më tani. Deri vonë rrogat i kanë pas rrogat mizerje e kushte teknike skanë pas kurfare hic”, ka deklaruar Behxhet Shala – KMDLNJ.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi po thotë se në dy pika qëndrojnë më keq.

“Ne vazhdimisht i kemi potencu që i kemi dy cështje kryesore që na mungojnë ajo është numri i personelit por konkursi tash ka qenë i hapur dhe janë në procedurë të rekretimit dhe vjetërsia e automjeteve që është një tjetër cështje”, ka theksuar Malë Gashi – Zjarrfikësit, Prishtinë.

Ndryshe nga Policia e Kosovës, zjarrfikësve nuk u paguhen shtesat për rrezikshmërinë në punë.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika