Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para propozimit së Gërvallës drejtuar KiE-së

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra e cila ka qarkulluar këtë të enjte në mediat kosovare për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe  i është dërguar kryeministrit Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, para letrës së sotme të Qeverisë së Kosovës në KiE.

Knaus tha se kjo letër e treshes evropiane kishte për qëllim ta zgjidhte cështjen e Asociacionit përfundimisht këtë maj.

Sipas tij Asociacioni duhet t’i përmbushë kriteret e KiE-së dhe se propozimi i Kosovës i plotëson ato.

Lexo edhe:Treshja e madhe e Evropës i shkruajnë Kurtit, ia bëjnë me dije se po rrezikohet anëtarësimi në KiE

“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asocaicionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.

Knaus tha se formimi i Asociacionit nuk duhet të behet sipas këkresave të Serbisë për shkak se bllokohet Kosova në rrugën e saj për integrim.

“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka thënë Knaus.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika