“Kobra City” biznes “pasiv” në ARBK, ATK nuk e kishte inspektuar

Biznesi Kobra City, pronë e të dyshuarit për vrasjen e një personi e plagosjen e një tjetri, nga qershori i vitit të kaluar figuron si biznes pasiv. I njëjti, nuk ishte inspektuar nga ATK pas pasivizimit, por sipas këtij institucioni, ishin ndërmarrë masa pasi që pas djegies në vitin 2016, ky biznes kishte nisur veprimtari pa njoftuar autoritetet për ndryshim lokacioni

Ilustrim

Objekti i “Kobra City” ku dyshohet që ndodhi një vrasje e një plagosje nuk ishte gjithmonë në këtë lokacion.

Në vitin 2016, objekti i vjetër, ishte djegur dhe pak më vonë, i njëjti ishte hapur në një lokacion tjetër.

Por për këtë, nuk ishin njoftuar institucionet.

“Objekti ku ky biznes ka operuar më parë është djegë, dhe ka dalë jashtë përdorimit e që pas kësaj, pa asnjë kërkesë për ndërrim të adresës biznesi ka filluar operimin në një lokacion tjetër, pa informuar ATK-në, as shërbimin e tatimpaguesve e as Drejtorinë Operative Rajonale ku biznesi ka qendrën tatimore, që në këtë rast në kemi marrë masa sipas ligjit ne fuqi”, ka deklaruar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve,  biznesi figuron si i pasivizuar që nga data 9 qershor i vitit të kalaur, për çka Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë ka sqaruar se pse ndodh kjo.

“Sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare Nr.06/L-016 neni 266 paragrafi 3 – precizon se të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese që nuk i kanë përditësuar të dhënat e biznesit në tri vitet e fundit të futen në një listë të Shoqërive Tregtare passive”, ka shpjeguar Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.

Pavarësisht kësaj, ATK-ja ka konfirmuar se të paktën pas periudhës së pasivizimit, nuk është bërë ndonjë inspektim i këtij biznesi, por kjo nuk është përjashtuar si mundësi në të ardhmen.

“Rrjedhimisht, bazuar në të gjeturat e kontrollit tatimor, departamentet kompetente të Administratës Tatimore të Kosovës do të vijnë në përfundim se a do të ngrihet kallëzim penal ndaj këtij subjekti tatimor”, sqaron ATK-ja.

Avokati i pronarit të “Kobra City” thotë se nuk është i njoftuar nga klienti i tij për ndonjë parregullsi administrative.

“Në bisedë me të vazhdimisht më ka thanë se dokumentat i kam çdoherë në rregull dhe nuk jam njoftuar dhe nuk e di momentalisht a ka qenë i pajisur me leje për ushtrimin e veprimtarisë ose jo”, ka thënë avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani.

Objekti i vjetër i biznesit “Kobra City” që u kthye në vëmendje të publikut pas vrasjes së një shtetasi të Shqipërisë e palgosjes së një tjetri në fillim të këfij viti, ishte djegur në janar të vitit 2016.

I dyshuari kryesor për këtë rast, është pronari Dibran Hoxha, recidivist, e i dënuar me dhjetëra herë për vepra të ndryshme penale, për të cilin, prokuroria e Prizrenit, sipas një përgjigje për Dukagjinin, është duke vazhduar hetimet për rastin e fundit.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika