Koci: Dialogu me Serbinë është duke e shkatërruar Kosovën, të ndalet

Njohësi i marrëdhënieve politike, Melazim Koci, është shprehur se Kosova duhet të ndalojë procesin e dialogimit me Serbinë sa më shpejt që është e mundur.

Koci, në “Five” të Dukagjinit, deklaroi se dialogu që Kosova po e zhvillon me Serbinë është duke i lënë pasoja të rënda siç është ai i “shkatërrimit”.

“Kosova  ta thotë hapur dhe pa rezerva, pa komplekse se ky dialog jo vetëm që ka dështuar. Kosova duhet dalë nga ky dialog. Ky dialog është duke e shkatërruar Kosovën. Ka filluar me synimin për ndaljen  e procesit të njohjes së Kosovës pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Serbia ka qenë e suksesshme dhe krye herëz ka dështuar”, shtoi Koci.

Ndërsa, për “fushatën e Serbisë” kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave, Koci u shpreh se Serbia e ka një pjesë të përgjegjësisë së fajit për mosfutjen e Kosovës në agjenden e ministrave evropian.

“Përpjekja e fundit e Gjermanisë e cila ia kujton Serbisë që kundërshtimi që është duke i bërë anëtarësimit të Kosovës në KiE është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Brenda është kërkesa që Serbia të pajtohet me përfshirjen e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare. Kancelari Scholz e ka të qartë qe Serbia nuk po lëshon pe, por ka qenë përpjekja e tij e fundit e cila edhe nëse do dështojë anëtarësimi i Kosovës në KiE t’i bëhet e qartë Serbisë se edhe ajo bën pjesë të përgjegjësisë për këtë dështim”, theksoi ai.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika