Koci: Heshtja e Osmanit ndaj ‘goditjes’ së aleatëve e bën përgjegjëse

Politologu Melazim Koci ka thënë se presidentja Vjosa Osmani mban pjesën e saj të përgjegjësisë për “raportet e acaruara” me SHBA-në për shkak të heshtjes dhe mosreagimit të vonuar

Politologu Melazim Koci ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban një pjesë të përgjegjësisë për raportet e acaruara mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin FIVE, Koci vlerësoi se edhe pse Osmani nuk ka qenë pjesë direkte e vendimeve që kanë “goditur” aleatët, heshtja e saj dhe mosreagimi i duhur ndaj këtyre zhvillimeve e bëjnë atë përgjegjëse deri diku.

“Absolutisht që ka (pjesë përgjegjësie). Ata kanë ardhur bashkë në pushtet dhe, nëse ajo nuk ka qenë pjesë e goditjes së aleatëve, mund të konsiderohet përgjegjëse për heshtjen dhe mosreagimin deri vonë”, ka deklaruar Koci.

Ai theksoi se Osmani ka pasur iniciativa, përfshirë një propozim të para një viti që Asociacioni të diskutohej me përkrahjen e SHBA-së në Bruksel – një ide që, sipas tij, është refuzuar nga kryeministri Kurti.

Koci përshëndeti adresimin e presidentes në Kuvend, duke e cilësuar si një hap që mund të ketë “vëmendje më të gjatë kohore.”

Megjithatë, ai potencoi se ka kritika për shkak të mos reagimit më herët ndaj tendencave për të cilat ajo vetë foli sot.

Presidentja Osmani, në fjalimin e saj, paralajmëroi se vënia në rrezik e aleancave cenon sigurinë e Kosovës dhe kërkoi më shumë angazhim për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika