Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka komentuar vënë në dukje rreziqet që mund të përballet Kosova në kontekstin e largimit nga Procesi i Berlinit. Koci theksoi se Kosova po përballet me presion të njëanshëm nga ana e Gjermanisë, duke theksuar një dallim të qartë në qasjen ndaj Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Koci ka theksuar Procesi i Berlinit përfaqëson një mundësi më të favorshme për Kosovën, duke e trajtuar atë si të barabartë në rajon, teksa paralajmëroi se nëse Kosova nuk merr pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit pas 10 ditësh, mund të ndodhë izolimi i saj ndërkombëtar.
“Duhet parë edhe pozicionim e Gjermanisë në raporton me Procesin e Berlinit. Nga Kosova kërkohet një masë, por njëkohësisht nuk kërkohet nga Bosnja e Hercegovina. Bosnja siç e dini nuk lejon qarkullimin e lirë pa viza dhe procesi i Berlinit nënkupton, tregun be përbashkët rajonal. Qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Kosovës i kërkohet diçka që njëkohësisht nuk i kërkohet Bonjës. Është një qëndrim jo parimor i Gjermanisë.
Mua më çudit një gjë tjetër. Kosova ka bërë të betejë të madhe kundër Ballkanit të Hapur, më të drejtë sepse nuk është asnjë tjetër pos ide e vjetur serbe. Për të shtrish ndikim këtu dhe për të larguar ndikimin e perëndimorëve nga Ballkani. Dhe ka ardhur në pozicionin e kërkuar të largojë nga tavolina BH dhe ta vëjë në tavolinë BP, ku Kosova trajtohet gati e barabar, maksimalisht e barabartë.
Nëse është çështja e skanerave, është një çështje e thjeshtë teknike. Sigurimi i skanerave në vitin 2024 që do të kontrollonin mallrat serbe, nuk do të duhej të paraqiste problem. Është çasti i fundit që udhëheqësia e Kosovës të kuptojë një gjë se edhe nëse do të ketë suspendim të KOSOVËS, gjë të cilën e ka kërkuar me vite, do të ishte thellim i izolimit të Kosovës. Dh enje goditje e rëndë për Kosovën. Sarrazin përmendi edhe kthimin te BH, kthimi atje e ka vetëm një kuptim do të thotë ne tërhiqemi, ai po dërgon mesazh nëse Kosovës nuk do të bëjë me qenë e pranishme ne PB, Gjermania do të tërhiqet. Sepse BH këtë domethënie e ka, tërheqjen e faktorëve perëndimor nga Ballkani dhe lënien çështjeve ballkanasve. Kjo është shumë e pafavorshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Kosova duhet të bëjë maksimumin dhe ndonjë kompromis të vogël për të qenë e pranishme në takimin e PB pas 10 ditësh”, ka thënë Koci në “FIVE” të Dukagjinit.