Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë thirrje të përsëritura për praninë e grupeve kriminale të strehuara në Serbi, të cilat ata besojnë se synojnë destabilizimin e Kosovës.
- “Serbia ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, Kurti për CNN
- Konjufca: Nëse Serbia s’ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë
Këto deklarata janë përballur me kritika.
Një ndër kritikët është edhe Melazim Koci, njohës i marrëdhënieve politike, i cili thekson se përsëritja e këtyre temave mund të shkaktojë frikë dhe tension në mesin e qytetarëve, të cilët tashmë ballafaqohen me telashe të tjera të jetës së tyre të përditshme.
“Është jonormale që kjo çështje të përsëritet çdo ditë, është një goditje në spikun e qytetin që i ka edhe 100 telashe të tjera. Unë nuk them që duhet heshtur kjo çështje, ajo duhet të ngritur. Por jo në baza ditore. Është e tepër që çdo ditë qytetari bombardohet më mundësinë se do të ketë sulm, po ushtrojnë.
Janë çështje ushtarake e të sigurisë, që kërkojnë në mbajtje të sekretit. Unë kështu e shoh. Ajo se po sensibilizohen ndërkombëtarët nuk qëndron fare, ata janë të sensibilizuar. Kjo përsëritje është në funksion të asaj që do të thotë një fushatë, tani ku është synimi fundit nuk e di. Nëse dikush do që të na dërgojë mesazhin se ata janë shpëtimtarët e po kujdes, mendoj që kjo qytetari i rëndomtë sot ka halle të tjera. Është i lodhur për debatet për çështje te sigurisë e dialogut. Është i privuar nga debatet për temat e përditshme”, ka thënë Koci në “FIVE” të Dukagjinit.
Konjufca edhe gjatë ditës së enjte është deklaruar prapë për këto rreziqe potenciale.
Kryeparlamentari ka thënë se ekzistojnë grupe kriminale që synim kanë destabilizimin e Kosovës dhe janë të strehuara në Serbi.
Këto deklarime të tij, thekson Konjufca, nuk janë me qëllim të frikësimin të popullit, por për të njoftuar faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.
“Këto nuk i themi për me shkaktu frikë, i themi me e kuptu më mirë të vërtetën. Ne nuk ia themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë gjatë së enjtes Konjufca.
Por, kjo tezë nuk qëndron sipas Kocit. Sipas tij, ndërkombëtarët janë të informuara rreth dhe për Serbinë.
“Ndërkombëtarët e dinë, nuk besoj që Kosova ka kapacitet për t’i informuar ndërkombëtarët se çfarë ndodh në territorin e Serbisë. Ata kanë një qind mënyra të vështrimet, kanë shërbime sekrete. Është e kundërta, ata do të duhej të na informonin neve… ne dimë rastin e Banjskës, forcat tona kanë qenë informuara paraprakisht nga ndërkombëtarët. Ato informacione kanë ardhur komplet nga të huajt. Teza se po sensibilizojmë ndërkombëtarët nuk qëndron”, ka shtuar Koci.