Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, ka komentuar situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast se ish-presidenti Donald Trump humb zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Sipas Kocit, ekziston një mundësi e madhe që, në rast të humbjes së Trump-it, ShBA-ja të përballet me trazira
“Nëse i humb zgjedhjet, jam i sigurt se në ShBA-ja do të ketë trazira. Nuk do të pranojnë rezultatet… Kësaj here mund të shkojë në masivitet; atëherë ishin të përqendruara në Uashington, në Kapitol. Kësaj radhe mund të ketë trazira më të gjera”, ka thënë Koci.