Koci: O’Brien e pati qëllim që t’a bind Vuçiqin të mos shkojë në Samitin e Bricsit


Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, James O’Brien, të hënën ka qëndruar në Kosovë ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit.

E analisti Melazim Koci për vizitën e O’Brienit i cili fillimisht e zhvilloi në Beograd, e pastaj edhe në Prishtinë u shpreh se ka pasur qëllime të tjera nga ato që janë shprehur. Ai tha se ka ndikuar pozitivisht në Beograd vizita e O’Brienit, pasi që ka arritur që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të mos jetë prezent fizikisht në Kazan, ku është zhvilluar Samiti i Bricsit.

“Është dashur të e bëjë O’brien kërkesën e tillë. Në esencë, qëndrimi i tij në Prishtinë nuk ka qenë qëllimi tek Asociacioni sidomos në këtë fazë. Erdhi për të siguruar Status Qua të ruhet. Të mos ketë incidente të mundshme. Dhe në Beograd është arritur qëllimi që ka pasur, që të mbështet Vuçiqin, për të refuzuar pjesëmarrjen e Vuçiqit në Brixs, në Kazan. Ai bëri zgjidhje 50X50. Nuk shkoi por dërgoi katër ministra. Në janar, në SHBA kemi ndërrim të pushtetit”, tha Koci.

Koci u shpreh se Kosova s’do të ketë presione të vazhdueshme për të krijuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, pasi që atëherë edhe pritet ndërrimi i pushteteve në SHBA.


Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika