Koci për policin Gashi: Ka punuar për shtet që 20 vite, i shqetësuar për suspendimin e tij

Disa ditë më parë, zyrtari policor Idriz Gashi është suspenduar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet të ketë marrë pjesë në një tubim paraelektoral në Skenderaj, Por avokati i angazhuar për rastin e tij, Arianit Koci ka deklaruar se fotografia e publikuar ka qenë e montuar dhe ai nuk ka qenë pjesëmarrës në tubim elektoral.

Arianit Koci, avokat i ngarkuar për përfaqësimin e policit tashmë të suspenduar, Idriz Gashi ka thënë se klienti i tij, respektivisht zyrtari policor Gashi ka qenë pjesëtar i PK-së afro 20 vite “ndershëm” dhe për këtë shtet e popull”.

Koci në emisionin “Five” të Dukagjinit tha se Gashi po ndjehet i “shqetësuar” ai dhe familja e tij. Tutje ai shtoi se “ka paligjshmëri” në rastin që përfaqëson policin Gashi.

“Ndoshta është rast interesant për publikun por për Idrizin nuk është pritur fare dhe ndoshta krahasohet me një ‘nini’ tragjedi në familje. Është i shqetësuar ai por edhe familja e tij. Idrizi punon që 20 vite ndershëm dhe për këtë shtet e popull, nuk ka kuptim. I shqetësuar për mënyrën si ia kanë bërë. Kanë kaluar disa ditë prej këtij rasti, incidenti i inskenuar dhe ende askush nuk e ka pyetur as eprori e as askush tjetër. E kanë suspenduar dhe i ka kaluar masa e suspendimit. Para dy dite, i kam thënë shko kërkojë pajisjet zyrtare, armën dhe një shenjë se mundesh me vazhdu tutje. Nëse nuk ti kthejnë, dije q% nuk ti kthejnë pajisjet zyrtare. U kthye në vendin e punës. Pas orarit të punës, para dy dite, eja dhe ke një letër, se po të vazhdohet suspendimi. Nëse suspendimi do të vazhdohet, ajo duhet para se me përfundu masa e tillë. Këtu ka paligjshmëri. Nuk du me dëmtu Policinë e as krejt sistemin juridik të vendit, po përmbahem. Kemi ndërtu me Idrizin disa veprime të cilat do ti ndjekim së bashku. Por po respektojmë procedurën dhe institucionet e Kosovës”, deklaroi Koci.

Koci u shpreh se “nuk ka arsyetim” në vendimin e lëshuar për suspendim ndaj Gashit. Dhe pjesëmarrja e tij në atë fotografi, Koci tha se ai ka qenë prezent në ndejën e “organizuar” nga mërgimtarë dhe bashkëfamiljarë të tij, por jo në aspektin politik.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika