Koci: Precedenti eventual i copëtimit dhe ndarjes së Ukrainës do të ishte i rrezikshëm për Ballkanin

Milazim Koci, analist politika ka thënë se Serbia është e frymëzuar dhe e trimëruar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë.

Koci ka thënë se nëse Bashkimi Evropian e ka seriozisht zgjerimin e tij duke fut shtetet e Ballkanit brenda vetes duhet të shoh se kush është duke minuar këtë proces.

Ai ka thënë se Serbia është faktor i cili ndal lëvizjen e Ballkanit drejtë BE-së.

Koca është shprehur se në Bosnjës dhe Hercegovinë është duke ndodhur praktikisht fillimi i demontimit të Bosnjës pa reagim “qoftë të Brukselit, qoftë të Uashingtonit”.

“Është demontim i hapur i një shteti, praktikisht përgatitje për agresion për ndarje e copëtim të Bosnjës”, ka thënë ai në FIVE në RTV Dukagjini.

“Serbia është trimëruar me zhvillimet e fundit në Ukrainë”, ka thënë ndër të tjera Koca duke shtuar se mbi precedentin eventual të copëtimit dhe ndarjes së Ukrainës do të ishte i rrezikshëm për Ballkanin.

“Supozoj se Serbia pikërisht në këtë letër luan… nëse është bërë precedent në Ukrainë pse atëherë të mos bëhet precedent edhe në Ballkan”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika