Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u zgjodh kryesia e re e LDK-së, duke thënë se tani e tutje ai do të jetë në teren, në çdo anë.
Po ashtu, ai është shprehur i bindur se kryesia e re e kësaj partie, do të shërbejë drejtë e mbarë.
“Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe. Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë”, ka thënë ai.