Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, ka pasur debat të ashpër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kurti tha se Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së, duke shtuar se të dytë duhet që të ndalojnë me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së.
“Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së. Pushoni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së, prezantoni vizion, ide, jo pakënaqësi thuajse jeni anëtarë të VV-së”, ka thënë Kurti.
E kësaj i është kundërpërgjigjur Abdixhiku, duke i thënë Kurtit se koha kur VV-ja ka pasur dorë në LDK ka vdekur.
“Unë kur e shikoj veten në pasqyrë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time. Koha kur vetëvendosja ka pas dorë në LDK ka vdekur”, ka thënë Krasniqi.
E kësaj, i është përgjigjur Kurti duke replikuar se LDK-në, ka dy vjet që e ka marrë lumi Vjosa.
“Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, e ka marrë lumi Vjosa”, ka thënë Kurti.