Kokainë në lëkurë gjedhësh, Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” për 10 anëtarët e grupit

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainë në lëkurën e bagëtive.

Apeli nuk ka pranuar ankimin për një masë më të butë sigurie, ndërsa mes të arrestuarve në operacionin e 15 nëntorit ishin dhe 3 të huaj, dy venezuelas dhe një kolumbian, që dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Ndërkohë, kokaina e shkrirë në lëkurë gjedhi, që u kap brenda laboratorit të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës, i është nënshtruar analizave që do të përcaktojnë saktësisht se sa kilogram lëndë narkotike do të ekstraktoheshin nga ndarja e 48 tonëve lëkurë gjedhi.

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle u finalizua, ku fokus i punës së agjentëve antidrogë ishte kontrolli i disa mjediseve për lëndë të forta narkotike.

Si pasojë, u kontrolluan disa vila dhe apartamente në Fushë Krujë dhe kryeqytet, në pronësi të një grupi të fuqishëm kriminal, që merret me trafikimi e lëndëve të forta narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian, përfshi dhe Spanjën.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit, në të cilat ishte fshehur kokainë, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e huaj, e dinin shumë mirë se ishin ngarkuar në kontejnerë në vende të Amerikës Latine dhe do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit.

Bëhej fjalë për 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, duke bërë të mundur  me 10 arrestime në total./RTSH

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika