Kokalari: Grenell nuk u prit mirë në Kosovë, Kurti është fajtor

Biznesmenja shqiptare Evi Kokalari, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për mikun e saj, të derguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë -Serbi, duke thënë se ai nuk ishte pritur mirë as në Kosovë e as në Shqipëri, ndërsa në Serbi po. Ajo ka folur edhe për akuzat ndaj Grenellit dhe se për to e fajëson Albin Kurtin

Evi Kokalari në "Personale"

Mysafirja në emisionin ‘Personale’ të Krenare Vokshi-Shala, Evi Kokalari, ka folur lidhur me ish- diplomatin amerikan Richard Grenell dhe pritjen e tij në Kosovë.

Kokalari ka thënë se Richard Grenell është mik i saj, ndërsa për raportet e tij me lobin serb ajo u shpreh se ai nuk i ka raportet e afërta me ta, por me qeverinë e Serbisë.

“Ne e trajtojmë shumë keq Richard Grenellin, edhe në Shqipëri, dhe Serbia e trajtoi shumë mirë, për dallim nga Kosovë, e cila nuk e bëri një gjë të tillë”.

Për shqiptarët e Kosovës në Amerikë ajo ka thënë se duhet të jenë sa më të afërt me të, sepse kjo gjë është në interesin e tyre. Sipas saj, Donald Trump mund të kthehet dhe Grenell mund të bëhet edhe sekretar i shtetit, dhe për këtë Kosova duhet të ketë interes që ta trajtojë mirë Grenellin, u shpreh ajo.

‘Albin Kurti fajtor’

Sipas saj, Grenelli e do dhe e respekton Kosovën dhe nuk do të ishte e rrezikshme për Kosovën me këto rethana që Trump të vijë në pushtet dhe Grenelli të bëhet sekretar shteti. Kokalari tutje ka thënë se Grenell marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka pasur parasysh, pavarësisht sulmeve që i janë bërë.

“Unë ia vë fajin Albin Kurtit. Ai e ka akuzuar Grenellin gjithë kohën për ndryshimin e kufijve, por Grenelli e ka bërë të qartë që ne nuk mund të negociojmë gjëra që nuk janë logjike”.

Ajo ka thënë se serbët janë treguar shumë të zgjuar përderisa e presin Grenellin shumë mirë, ku asnjë shqiptar apo ambasador nuk ka marrë inciativën ta ftojë në darkë apo edhe, pse jo, t’i tregojnë vuajtjet e shqiptarëve dhe luftën në Kosovë.

Sipas saj, kjo është neglizhuar shumë në një moment kritik dhe këtë e quan injorancë nga ana e Albin Kurtit.

‘Sulm ndaj opozitës’

“Kur e bënë Sali Berishën non-grata, unë thashë ky është sulm ndaj opozitës në Shqipëri” ka thënë Kokalari.

Sipas Kokalarit kjo gjë është dukur njejtë si opozita në Serbi të cilën e kanë shkatërruar, dhe për Lulzim Bashën ajo ka pikëpyetjet e veta që ndonëse ai i ka shitur zgjedhjet e vitit 2021.

Ajo është shprehur se është angazhuar që në fillim kur e kanë bërë Sali Berishën non-grata edhe pse ajo ishte në Amerikë gjatë asaj kohe.

“Kur e përjashtuan nga grupi parlamentar, ku Lul Basha nuk kishte të drejtë ta bënte personalisht sepse duheshin vota” që sipas saj çdo gjë ishte e qartë.

Sali Berisha kur bëri foltoret sipas saj ishte një pikë gjeniale në mënyrën se si i drejtohej popullit, se si komunikonte me ta, ajo tha se kishte qenë e ftuar për të futur idetë konservatore dhe kjo për të dukej se kishte një lloj rryme konservatore në Shqipëri, por PD-ja nuk ishte konservatore vetë, ishte e qendrës së djathtë.

“Megjithatë anonin më shumë nga konservatoret” u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika