Koleksioni i bashkëthemeluesit të Microsoft do të shitet në ankand për 1 miliard dollarë

Koleksioni i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen me vlerë prej 1 miliard dollarësh do të shitet në ankandin më të madh të artit në histori, në shtëpinë e ankandeve 'Christie's' . Shtëpia e ankandeve ka thënë se të ardhurat nga shitja e muajit nëntor do të jepen për bamirësi

Një ndër punimet në koleksionin e Paul Allen. Foto: BBC

Koleksioni i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, i cili ka vlerën prej 1 miliard dollarësh do të shitet në ankandin më të madh të artit në histori. Shtëpia e ankandeve “Christie’s” ka thënë se të ardhurat nga shitja e muajit nëntor do të jepen për bamirësi, njësoj siç dëshironte Allen.

Koleksioni i Paul Allem përfshin kryevepra nga Botticelli, Renoir, David Hockney dhe Roy Lichtenstein.

Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoft-in në vitin 1975 me shokun e tij të fëmijërisë Bill Gates, ka vdekur në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare.

Në ankandin “Christie’s” do të shiten 150 vepra arti që përfshijnë 500 vjet. Pjesët do të përfshijnë “La Montagne Sainte-Victoire” të piktorit francez Paul Cezanne, të cilat kanë vlerën më shumë se 100 milionë dollarë .

CEO i “Christie’s”, Guillaume Cerutti tha se ankandi do të ishte si askush tjetër.

“Figura frymëzuese e Paul Allen, cilësia e jashtëzakonshme dhe diversiteti i veprave, dhe përkushtimi i të gjitha të ardhurave për filantropinë, krijojnë një kombinim unik që do ta bëjë shitjen e Koleksionit Paul G Allen një ngjarje me përmasa të paprecedentë”, tha ai.

Koleksioni “pasqyron diversitetin e interesave të tij, me mistikën dhe bukurinë e tyre”, tha Jody Allen, motra e Allen.

Allen la rolin e tij në Microsoft në 1983 pasi u diagnostikua me limfomën Hodgkin, një formë e rrallë e kancerit. Marrëdhënia e tij me bashkëthemeluesin Bill Gates, gjithashtu, ishte përkeqësuar, por do të përmirësohej më vonë në jetën e tij. Ai qëndroi në bordin e kompanisë deri në vitin 2000, raporton BBC.

Allen u trajtua me sukses për kancerin e tij dhe themeloi një kompani private me motrën e tij Jody, “Vulcan Inc”, e cila menaxhonte biznesin dhe filantropinë e tij.

Në vitin 2010 ai u zotua të linte shumicën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes së tij. Në atë kohë ai ishte njeriu i 37-të më i pasur në botë sipas revistës Forbe’s, me rreth 13.5 miliardë dollarë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika