Dizajneri italian i modës Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të radhës të quajtur “One Night Only” që përkon me Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.
Pjesë e shfaqjes ishin gjithashtu edhe personazhe të famshëm.
Aktorët Jessica Chastain, Sophia Loren dhe kineastët Ang Lee dhe Ava DuVernay morën pjesë në prezantimin e koleksionit.
Fustanet, bluzat, pantallonat si dhe teminat ishin pjesë e koleksionit.
Gjithashtu bluzet e ndezura, ngjyra jeshile , rozë dhe e zeza ishin dominuese në të gjitha veshjet.


Megjithatë, Armani, një nga dizajnerët më të mëdhenj në Itali, nuk e kishte problem të sillte shkëlqim në qytet.

Koleksioni i Armanit “One Night Only” është prezantuar më parë në Tokio, Nju Jork, Londër dhe Dubai.