Kolektivi Feminist: Jemi gjobitur nga Policia pas dy protestave njëpasnjëshme kundër dhunimit

KMVF ka bërë të ditur se janë gjobitur nga Policia e Kosovës pas dy protestave të njëpasnjëshme me thirrjen “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, si dhe për 8 raste të cilat Policia dhe Prokuroria i kanë nisur në gjykatë

Ilustrim

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Policia e Kosovës i ka gjobitur pas mbajtjes së dy protestave.

“Si përgjigje ndaj dy protestave tona “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, Policia e Kosovës na ka lajmëruar që na ka gjobitur. Protestuese/ë e bashkëorganizatore të protestës janë ftuar nga Policia nën arsyetimin se revolta jonë e përbashkët ndaj neglizhimit institucional në parandalimin dhe trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, ka paraqitur prishje të rendit dhe ofendim ndaj institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej sipas tyre ky veprim i policisë është tentativë për t’i heshtur duke shtuar se tetë raste janë proceduar për në gjykatë.

“Gjithësej janë hapur 8 raste të cilat Policia dhe Prokuroria i kanë nisur në gjykatë. Këtë përndjekje ne e konsiderojmë si një përpjekje tjetër të shtetit për të na heshtur dhe zmbrapsur. Gjobitja si mjet disiplinimi është metodë e njohur për ne”, kanë shkruar KMVF.

Ndër të tjera thuhet se pavarësisht përpjekjeve për ndalimi i aktivitetit të tyre ata kanë vazhduar të denoncojnë edhe më tej dhunën ndaj vajzave dhe grave.

“Edhe më parë protestat tona janë konsideruar si të paligjshme dhe të patolerueshme për shtetin. Përkundër tentativave për ta ndëshkuar për rezistencën tonë, ne kemi vazhduar të organizohemi dhe çdo ditë e më zëshëm ta denoncojmë dhunën e institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave”, thuhej më tej.

Grupi, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shtuar se nuk frikësohen nga tentativat e shtetit për t’i heshtur dhe se do të vazhdojnë t’i zaptojnë edhe më tej rrugët, sheshet e institucionet publike, për t’i shndërruar ato në vatra të rezistencës kolektive.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika