Kollçaku: Manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat, dhe se këtë e ka kuptuar nga kontaktet me banorë të fshatrave përreth

Manastiri i Deçanit

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat.

Kollçaku ka thënë se nga kontaktet me banorë të fshatrave përreth, ka kuptuar se manastiri i Deçanit është duke blerë prona.

“Nga biseda dhe kontaktet me banorë të fshatrave përreth, kam kuptuar se kohëve të fundit Kisha Ortodokse Serbe, përkatësisht manastiri i Deçanit, po blen prona – shtëpi e patundshmëri – të serbëve lokalë në Gorazhdec, me gjasë që të sigurohet që ajo zonë mos të popullohet me shqiptarë”, ka shkruar ajo.

Kollçaku është shprehur se manastiri i Deçanit në njërën anë insiston që të marrë prona publike, ndërsa në anën tjetër po blen prona private.

“Pse ky fiksim i Manastirit me tokën? Si institucion fetar, a nuk do të duhej të ketë një mision tjetër?”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika