Kolona të gjata në Merdare, pritjet deri në dy orë

Përgjatë javëve të fundit, pikat kufitare të Kosovës janë karakterizuar me pritje të gjata e kjo sepse shumë vetura tashmë janë në pritje për të kaluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Fotoilustrim

Me ikjen e mërgimtarëve nëpër vendet e tyre po duket që problematike për ta do të jenë edhe pritjet në kufi. Në pikën kufitare në Merdare gjatë ditën ka pasur mjaftë kolona ku pritjet kanë shkuar deri në dy orë.

Një pjesë e mërgimtarëve tashmë kanë marrë rrugën për në shtëpitë e tyre nëpër vendet të ndryshme të botës.

Kjo sepse shumë vetura tashmë janë në pritje për të kaluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

E, qytetarët që ngecën në kolonë thonë që pritjet po shkojnë deri një orë.

“Për kolonë jemi duke pritë diku që 55 minuta, po tash une erdha gati besoj që për 20 min kaloj se i ka edhe nja 50 metra”, ka thënë Sabit Gashi, qytetar.

Gjatë së shtunës, pritet për të dalur nga Kosova kanë shkuar deri në dy orë.

Por, ka të tillë që thonë se për hatër të Kosovës ia vlen edhe pritja.

“Me sa duket deri 3 kilometra është kolona, me qëndru qëndrojmë, lehtë nuk është me fëmijë po ja vlen masi jemi ardh me i vizitu familjarët tonë. Këtu në Kosovë ia vlen edhe me pritë”, ka thënë Lulzim Jashari, qytetar.

Edhe qytetarë të nacionalitetit turk po e kanë problem pritjen.

“Problemi i vetëm këtu është pritja, gjithçka tjetër është në rregull, zakonisht kolona të tilla ka në kufi me Serbinë”, ka thënë Regep Yalmaz, qytetar.

Kolona të gjata gjatë ditës ka pasur edhe në pikën kufitare në Dheu të Bardhë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika