Kolonë e gjatë në Jarinjë

Qytetarë të shumtë serbë vazhdojnë të shkojnë në drejtim të qyteteve të ndryshme në Serbi, për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre në zgjedhjet që po mbahen në Serbi, këtë të diel

Në pikën kufitare në Jarinjë, është raportuar për kolona të gjata.

Banorët serbë të Kosovës vazhdojnë të udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje, këtë të diel.

Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në këtë pikë kufitare.

Serbët do ta bëjnë këtë rrugë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.

Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Ata janë organizuar kësisoj edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, të 3 prillit të vitit 2022.

Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.

Të hapura janë 8.273 qendra votimi.

Serbët e Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika