Kolonë e gjatë në Muçibabë e Jarinje, pritjet deri në një orë

Në pikat kufitare në Jarinje dhe Muçibabë vazhdon të ketë pritje të gjata. Në këto dy pika kufitare pritjet janë deri në një orë si në hyrje ashtu edhe dalje nga vendi

Ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Jarinje dhe Muçibabë.

Në hyrje të pikës kufitare, Jarinje, bashkatdhetarët po presin deri në një orë në hyrje dhe deri në 20 minuta në dalje.

Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 60.

Edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare, Muçibabë, është raportuar për kolona të gjata.

Pritjet në këtë pikë janë deri në një orë, kurse kolona e automjeteve shkon deri në 250 metra në hyrje dhe 250 metra në dalje.

Ndërkaq, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, nuk ka pritje të gjata.

Te pika kufitare, te Dheu i Bardhë, kolona raportohet të jetë deri në 50 metra në hyrje dhe deri në 70 metra në dalje.

Kurse pritjet janë deri në 25 minuta në hyrje dhe deri në 30 minuta në dalje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika